Pyetja:
Pas niqahut a është e detyrueshme të shkosh për të jetuar tek shtëpia e burrit, apo mund të shkojmë edhe më vonë varësisht nga kushtet?
***
Përgjigjja:
Ajo çka preferohet është që momentin që bëhet akti i niqahut nuk duhet vonuar martesa. Dhe martesa për t’u bërë zyrtare dhe për t’u dalluar nga gjërat/veprimet e tjera të palejueshme është siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “..të bëhet rrahja e defit.”
Domethënë të bëhet zhurmë që të kuptohet nga njerëzit se në shtëpinë e caktuar ka hyrë një nuse, është martuar. E nëse nesër të sheh dikush me të, të mos keqkuptoj.
Akti i niqahut është e vërtetë se nëse plotësohen kushtet e tij ai bën hallall qëndrimin e dy bashkëshortëve. Mirëpo ajo që preferohet është të mos zgjatet shumë deri te martesa. Nga përvoja të ndryshme që kemi dëgjuar, lexuar për to dhe jemi pyetur, është se shtyrja e fejesës deri në martesë apo e martesës nga fejesa ka shkaktuar probleme midis çifteve.
Dhe shpeshherë zgjatja mes fejesës dhe martesës ka ardhur deri tek ndarja. Për këtë shkak e preferojmë që në momentin që bëhet fejesa të mos zgjatet as martesa.
Ndoshta duhet pak kohë, ngase një ndër qëllimet e fejesës është çifti të njoh njëri-tjetrin pak më shumë, duke pyetur për të, duke hulumtuar për të dhe duke parë atë çka i duhet të shoh për njëri-tjetrin.
Përndryshe nëse në kohën e fejesës bëhet akti i niqahut, plotësohen kushtet e niqahut me dëshmitar, me nikah e kështu me radhë, atëherë nuk e preferojmë që të zgjas martesa që të kryhet sa më shpejt.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Zejd Haziri
Comments are closed.