Ballina Sjellja, morali, emocionet dhe zbutja e zemrës Devotshmëri Pyetje nga një motër e cila jeton në një shtëpi të madhe(bashkallak)...
- Sjellja, morali, emocionet dhe zbutja e zemrës
- Devotshmëri
- Familja
- Femra
- Autorësia e fetvasë
- Hoxhë i vendit
- Mbulesa
- Raportet
- Raportet familjare - farefisnore
Pyetje nga një motër e cila jeton në një shtëpi të madhe(bashkallak) dhe ka dertin e devotshmërisë?
Pyetja: Jam me mbulesë dhe jetoj në bashkallak(me vëllezër të burrit). Për shkak të nxehtësisë, ndodh që rri pa çorape ndonjëherë nga harresa ose kur jam duke u marrë me fëmijët. A më shkruhet gjynah nëse më shohin kunetërit pa çorape?
Përgjigja: Falenderimet i takojnë Allahut s.v.t. përshëndetjet tona me salate dhe selame të shumta janë për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.
Vazhdoni të kujdeseni maksimalisht, e për vështirësitë shtesë shpërblimi është edhe më i madh.
Ndërsa veprimet që bëhen për shkak të harresës tejkalohen, e sidomos kur ajo nuk bëhet shprehi neglizhimi dhe moskujdesi.
I Dërguari i Allahut s a.v.s. ka thënë: ” Vërtetë Allahu ia ka tejkaluar Ymetit tim veprimet që i bëjnë gabimisht, e nga harresa dhe ato që ju imponohen ( nën kërcënim) . Tranmseton ibn Maxheh me sened të mirë.
Gjithëashtu Allahu s.v.t thotë:“… Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” Ahzab:5.
Allahu a’lem.
Burimi: pergjigje.net