Pyetje: “Kur kisha marrëdhënie seksuale për herë të parë me burrin tim, kam pasur rrjedhje të gjakut për tre ditë rresht. Ishte gjak i hollë dhe me ndërprerje. Pyetja ime është: Për shkak të gjakut, unë nuk fala namazin për tre ditë. A duhet ta bëj kaza këtë namaz dhe a jam unë mëkatare që nuk e kam falur namazin gjatë këtyre ditëve?”

Përgjigje: “Nëse gjaku i tillë ka qenë gjatë kohës së rregullt të ciklit menstrual, ai konsiderohet gjak menstrual, për shkak të të cilit duhet lënë faljen e namazit. Mirëpo, në qoftë se kjo periudhë nuk ka qenë gjatë kohës së zakonshme të ciklit menstrual, kjo konsiderohet të jetë gjakderdhje jo gjak menstrual, duke pasur parasysh se ju e përmendët se kjo ka ndodhur pas marrëdhënies së parë me burrin tuaj. Kështu që, kjo ka qenë vetëm gjakderdhje nga zhvirgjërimi.

Në këtë rast, nuk braktiset namazi. Prandaj, ti je e obliguar t’i bësh kaza ato namaze që ke braktisur.

Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij!”

 

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja 1/18733