Pyetje nga një motër:
A duhet të marr gusul nëse më del një lëng nga organi gjenital, dhe si ta dalloj nëse është sperma apo parasperma?
Përgjigje:
Ue alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu.
Nëse lëngu që del është spermë (meni në arabisht), atëherë duhet të marrësh gusul. Ky lëng zakonisht ka një aromë jo të mirë dhe është më i dendur.
Ndërsa nëse lëngu është i tejdukshëm dhe pa aromë, atëherë bëhet fjalë për paraspermë (medhi në arabisht). Në këtë rast nuk merret gusul, por:
- Duhet të lahet ajo pjesë e trupit apo e rrobës që është prekur nga ky lëng, sepse konsiderohet nexhis (papastërti);
- Dhe duhet të merret abdes para namazit.
Hoxhë Kastriot Bardhi




