Pyetje: A bën muslimani të festoj Halloween për argëtim?

Përgjigje: Bismilahi- Rrahmani- Rrahim

Islami është një fe e pastër nga çdo llojë ndikimi i huaj, pra fenë dhe besimin do ta ruajmë të pastër dhe prej gjërave që do ta ruajmë fenë e pastër janë edhe ndikimi prej festave të huaja të cilat nuk janë festa islame dhe ndër këto festa e cila festohet me të madhe dhe i bëhet reklamë me të madhe dhe bëhen harxhime të mëdha dhe po futen dalë nga dalë në traditën shqiptare është festa e Halloween-it.
Normalisht ne muslimanët nuk bëjmë festa përveç atyre festave që ka përcaktuar Zoti dhe i dërguari i Tij profeti Muhamed alejhi we selem.
Halloween është një festë pagane që ka origjinën nga Irlanda, Skocia dhe që nënkupton rikthimin e shpirtrave në tokë si pasojë të gjallët ndikohet prej këtyre shpirtrave. Kjo është paganizëm dhe një muslimani besimtar e besimtare nuk i lejohet as edhe për argëtim që të bëhet pjesë e paganizmit sepse paganizmi nuk mund të jetë një shaka. Muslimani besimin në monoteizëm, në besimin në një Zot të vetëm, besimin se mbasi të vdesin kalojnë në një botë tjetër dhe se shpirtart e tyre më nuk mund të kthehen në këtë botë sepse shpirti do të kalojë ose në xhenet ose në xhehenem, si pasojë nuk mund të kenë ndikim për botën në të cilën ne jetojmë, për këtë arsye u bëj thirrje vëllezërve dhe motrave që mos të bien në këtë festë dhe të mos e bëjnë këtë festë pjesë të jetës dhe traditës familjare.
Mbetshi në bekimet e Zotit!

Hoxhë Ahmed Kalaja