Pyetja:
A e anulon abdesin lustrimi i thonjve dhe a duhet të përsëritet namazi?
***
Përgjigjja:
Nëse ngjyra është e padepërtueshme, abdesi s’është i vlefshëm, përveç nëse hiqet para
marrjes së abdesit. Nëse ngjyra është e depërtueshme, abdesi është i vlefshëm, siç është
rasti me kanën”. Imam Shafiu ka thënë: “Nëse ka ndonjë rrëshirë (lëndë ngjitëse) apo diçka të trashë që e parandalon ujin ta mbërrijë lëkurën, larja që personi i bën asaj pjese për abdes, s’është e vlefshme, përveç nëse e heq atë të tërën apo e heq aq sa për të depërtuar uji tek lëkura”. [1]
Neueui ka thënë: “Nëse ka dyllë, brumë, kanë dhe të ngjashme me këto në ndonjërën nga gjymtyrët e personit, gjë që do ta pengonte ujin të depërtonte tek ndonjë pjesë të gjymtyrës, atëherë pastrimi i tij s’është i vlefshëm, qoftë sasia e madhe apo e vogël. Nëse ka gjurmë të kanës në dorë apo tjetërkund dhe ngjyra e saj ka mbetur pa pasur ndonjë material (shtresë e) ngurtë, apo ka gjurmë yndyre të lëngshme, përmes së cilës rrjedh uji mbi gjymtyrën por nuk qëndron aty, pastrimi i tij është i vlefshëm”. [2]
Komisioni i Përhershëm për Fetva [5/218]
———————————
[1] Umm (1/44)
[2] Mexhmu’ (1/529)