Pyetja:
A e dinë xhinët Gajbin (të fshehurën)?
***
Përgjigjja:
Të diturit e gajbit ka të bëjë në mënyrë specifike me Teuhid-Rububije. Askush në qiell dhe në tokë nuk e di gajbin përveç Allahut. Allahu ka thënë:
“Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.” (Anam: 59)
Dhe Ai (i Lartësuar) ka thënë:
Thuaj: “Askush përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtët dhe as nuk e dinë se kur ringjallet”. (Naml: 65)
Xhinët nuk e dijnë gajbin dhe argumenti për këtë është:
“Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai (Sulejmani), për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehten, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.” (Saba: 14)
Kushdo që pretendon se e di gajbin është jomusliman dhe gjithashtu ai që i beson atij i cili pretendon këtë gjë është jomusliman. Kjo sepse ata me këtë mohojnë Kuranin.
Burimi: “Komisioni i Përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva”, fetvaja nr. 18645
President: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdul-Aziz al-Shejkh
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Bakr Abu Zejd