Pyetja:
A është e vërtetë se ditën e martë dhe të premte nuk duhet të bësh dush?
***
Përgjigjja:
Në ditën e xhuma është traditë profetike (lexo: sunnet) që muslimani të lahet.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush lahet e pastrohet në ditën e xhuma (premte), shkon herët në xhami, ecën dhe nuk përdor mjet transporti, afrohet afër imamit dhe nuk flet gjatë hytbes, për çdo hap që ka bërë drejt xhamisë i shkruhet adhurim i një viti, agjërim dhe namaz.” [1]
“Gusli (larja e përgjithshme e trupit) në ditën e xhuma, është detyrim për çdo musliman të rritur.” [2]
Në shumë bestytni të trashëguara brez pas brezi, në popullin tonë është se e marta është ditë tersi. Se nga e kanë marrë këtë, se nga e kanë gjetur këtë fe që thotë e marta është ditë tersi vetëm Zoti e di! Padyshim që këto kanë rrjedhur nga injoranca e thellë që mbretëron. Kështu që këto janë besëtytni, përralla dhe paganizma, fatkeqësisht të transmetuara brez pas brezi që njerëzit i besojnë më shumë se ç’besojnë islamin dhe rregullat e fesë.
Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja
———————————–
[1] Imam Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu