Ushqimi me dorë të majtë

Pyetja:

Pse na thuhet që është haram të hamë dhe të pimë me dorën e majtë?

***

Përgjigja:

Arsyeja kryesore është sepse janë transmetuar argumente të prera në këtë çështje.
Si p.sh., I Dërguari i Allahut ﷺ i tha Umer ibn Ebi Selemes: “Thuaj: Bismil-lahi (Me emrin e Allahut), ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes“. [1]

Si dhe hadithi tjetër:

“…Shejtani han me të majtën e tij, pin me të majtën e tij, si dhe merr e jep me të majtën e tij“. [2]

Allahu na ka falë shumë gjëra, por disa nga këto që na i ka fal na i ka kufizuar, edhe derrin Zoti e ka fal, por ka thënë është haram, edhe verën Zoti e ka fal, ama ka thënë është haram.  Kështu që, jo çdo gjë që e ka fal Zoti do të thotë se është hallall.
Janë disa pika, sanksione, i kalove quhesh  shkelës kufiri, shkelësi i kufirit ka probleme, kjo është ideja. Kështu që, nuk është puna pse Zoti e ka krijuar doren e majtë, pse disa veprime duhet të jenë. Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Ai (Allahu) nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.” El Enbija: 23

Për t’u kaluar ligjet në parlament pyetesh ti? Jo. Atëherë nëse nuk pyetesh ti për një ligj që e kanë ndërtuar njerëzit, si pret të pyetesh për ligjin e Zotit dhe për dëshirën dhe vullnetin e Zotit? Madje arroganca i kalon kufinjët kur i dëgjon të thuash: “Pse e ka bërë Zoti këtë?”!

Allahu e di më së miri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

————————-

[1] Muslimi, vëll. III, f. 1600.
[2] Ibni Maxhe