Pyetje: A ka për detyrë gruaja të ftojë në fe dhe ku mund ta bëjë këtë?
Përgjigje:
● Duhet të dimë një rregull që thotë: “Çfarë është detyrë për burrat, është edhe për gratë, si edhe e anasjellta, përjashtim bëhet vetëm nëse ka argument që del nga ky rregull i përgjithshëm. Psh, argument që veçon burrat: “Aishja (radiallahu anhu) e pyeti Pejgamberin (alejhi selaam): “O i Dërguari i Allahut a lejohet lufta për gratë?” Ai iu përgjigj: “Për to ka luftë që s’ka përleshje në të, (është) haxhi dhe umreja.”
(Ahmedi , 165/6, Ibnu Maxheh , 2901)
Ky hadith shërben si argument se lufta që ka të bëjë me armikun, është detyrë për burrat dhe jo për gratë:
I Dërguari i Allahut (alejhi selam) gjithashtu ka thënë: “Rreshti më i mirë për burra (ne falje/ namaz, është ai i pari dhe më i keqi ai i fundit. Rreshti më i mirë për gratë është ai i fundit dhe më i keqi ai i pari.”
(Muslimi, 440)
Këtu vlen të përmendet edhe norma fetare, e cila i lejon grave përdorimin e arit dhe mëndafshit, gjë për të cilën ka edhe argument. Pra origjina është se çfarë është obligim për burrat, është edhe për gratë, si për urdhëresat ashtu edhe për ndalesat. Po për këtë arsye ai që shpif ndaj një burri, sipas gjykimit fetar, dënohet me 80 fshikullima me kamxhik, edhe pse ky ligj ka zbritur për ata që shpifin për besimtaret e pa fajshme:
“Ata që shpifin për gratë e dlira e nuk sjellin katër dëshmitarë, fshikullojini me tetëdhjetë të rëna me kamxhik.”
(Nur, 14)
Le të shohim tani thirrjen në fenë e Allahut, a është ajo e vecantë për burrat apo për të gjithë, si për burrat edhe për gratë? Ajo që duket qartë nga Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit (alejhi selam) është se thirrja u takon të gjithëve. Por fushëveprimi i thirrjes së burrave është i ndryshëm nga ai i grave . Femra fton në rrugë të Allahut mes femrave e jo mes burrave. Pra ajo fton atje ku mund të ftojë, mes grave, qoftë kjo nëpër shkolla apo në xhami.
📚 Shkëputur nga libri i Shejh Uthejminit “Rigjallërimi Islam”