Pyetja:

A është e ndaluar në ditën e xhuma me bo marrëdhënie me gruan edhe me u pastruar edhe me shku në xhami?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit dhe Krijuesit të botëve. Bekimet dhe begatitë e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit, Muhamedin, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

I lejohet burrit të kryejë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij ditën e xhuma si në të gjitha ditët e javës dhe më pas të marrë gusul e të shkojë në xhami për dëgjimin e hutbes dhe  faljen e namazit të xhumasë; dhe kjo është më e mirë për të.

Kur të marrë gusul mundet ta bashkojë gusulin e xhumasë me atë të xhunubllëkut në një dhe të bëje nijetin (me zemër e jo me gojë) për t’u pastruar nga xhunubi dhe gusuli i xhumasë. Nëse nuk e përmend xhumanë, gusuli i tij është i plote, por duhet që patjetër ta bëjë nijetin për pastrim nga xhunubi, që të pastrohet nga xhunubi ose përndryshe nuk realizohet pastrimi pa nijet, se Profeti alejhi selam ka thënë: “Të gjitha punët shpërblehen sipas nijeteve (qëllimeve)…”

Disa argumente per gusulin e xhumasë:

Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin famëlartë:“Nëse jeni xhunub, atëherë pastrohuni!” (El Maide, 6)

Ndërsa i Dërguari i Allahut paqja qoftë mbi të ka thënë: “Kur të vijë ndonjëri prej jush për në xhuma, le të lahet.” Dhe në një hadith tjetër thotë:“Gusuli ditën e xhuma është obligim për çdo mysliman.” [1]

Dhe në një hadith tjetër thotë: “Kush lahet (merr gusul) ditën e xhuma, pastaj shkon në xhami është sikur të ketë therur një deve (kjo është një kohën e parë), pastaj kush shkon në kohën e dytë është sikur të ketë therur një lopë dhe kush shkon në kohën e tretë sikur të ketë therur një dash dhe kush shkon në kohën e katërt është sikur të ketë therur një pulë e ai që shkon i fundit, pra në kohën e pestë është sikur të ketë falur një ve. Kur të dalë imami prezantojnë melaiket dhe dëgjojnë përmendjen e Allahut të Madhëruar.” (Hadithet për këtë temë janë të shumta).

Allahu na ndihmoftë dhe Ai është më i Dituri.

Murat Basha

—————————————————-

[1] Hadithin e transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Ibnu Maxhe, Ahmedi e të tjerë.

[2] Buhariu