Pyetja:
A është haram për një femër të mbuluar të dalë në mbrëmje por jo vetëm, me shoqe edhe pse aty shëtiten njerëz që janë pothuajse gjysmë-lakuriq?
***
Përgjigjja:
Edhe pse femra është me mbulesë, nuk lejohet që në shoqëri me shoqe po ashtu të mbuluara e të devotshme të del për të shëtitur në mbrëmje. Kjo për shkak se shikimi i ndaluar është i pashmangshëm në ato vende kur shëtit. Duke e pasur parasysh shoqërinë tonë që mund ta quajmë të sëmurë, bile në gjendje kome, në aspektin e moralit, për ato motra themi të dalin në vende më të pastra moralisht dhe më të sigurta që as ato e as dikush tjetër të mos bie në mëkat me to. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku