Pyetja:

A është i saktë hadithi në të cilin thuhet: “Lexoni suren Jasin për të vdekurit tuaj”? Ka disa prej njerëzve që e lexojnë atë tek varri.

***

Përgjigjja:

Lexoni për të vdekurit tuaj (suren) Jasin”, ky hadith është i dobët. Në të ka diçka prej dobësisë (që e bën daif). Momenti i leximit, nëse hadithi saktësohet, tek i vdekuri është kur atë e kapë agonia (dhimbjet e vdekjes). Atëherë i lexon atij suren Jasin. Disa dijetarë kanë thënë: Në të (suren Jasin) ka dobi dhe ajo është lehtësimi i daljes së shpirtit, sepse në të është Fjala e Allahut të Madhëruar: “Atij i thuhet: “Hyrë në xhenet!” E ai thotë: “Ah, sikur populli im ta dinte për çfarë më fali mua Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” (Jasin: 26 – 27)
Pra, lexoja atë (suren) në momentin që personi është duke vdekur. Dhe kjo gjithmonë
nëse hadithi saktësohet. Ndërsa, për sa i përket leximit të saj tek varri, një veprim i
tillë nuk ka bazë.

Përktheu: Udha e Besimtarëve

————————-

Shënim i përkthyesit:

Hadithin “Lexoni (suren) Jasin tek të vdekurit tuaj” e transmetojnë: Ahmedi 5/26, 27; Nesaiu 1829; Ebu Davudi 3121; Ibn Ebi Shejbe 4/74; Ibn Maxhe 1448; Hakimi 1/565; Bejhakiu 3/383; Et Tajalsi 931. – Shejh Albani e ka konsideruar të dobët këtë hadith në “Iruaul Galil” me nr. 688 dhe në “Mishkah el Mesabih” me nr. 1622. Ndërsa, në një transmetim tjetër, thuhet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zemra e Kuranit është Jasini. Nuk e lexon personi atë vetëm se duke kërkuar e Allahun dhe Banesën e përjetshme, vetëm se Allahu e fal atë. Lexojeni atë për të vdekurit tuaj.” [I dobët] “Diafu et Tergib uet Terhib” 884

Disa prej haditheve në të cilat përmendet surja Jasin:
1. “Kush viziton varrin e prindërve të vet çdo të xhuma dhe e lexon për ata apo për atë (suren) Jasin, i falen atij (gjynahet) për çdo ajet dhe shkronjë (që lexon).” [I shpifur]
“Ed Daifu”
Leximi i Kuranit tek varrezat është bidat i urryer. Për sa i përket asaj që transmetohet nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ai la porosi që të lexohet te varri i tij në momentin e varrimit me fillimin e sures Bekare dhe me fundin e saj, kjo gjë nuk saktësohet. Shejh Albani ka thënë: “Ky ether nga Ibën Umeri nuk saktësohet.”
2. “Çdo gjë ka zemër ndërsa zemra e Kuranit është Jasini. Kush e lexon atë,
është njësoj sikur e ka lexuar Kuranin dhjetë herë.” [I shpikur] “Ed Daifu”. Tirmidhiu ka thënë: “Ky hadith është hasen garib”
3. “Me të vërtetë, Allahu i Madhëruar e lexoi (suren) Taha dhe Jasin 1000 vjet para se të krijonte qiejt dhe tokën. Engjëjt, kur e dëgjuan Kuranin, thanë: ‘Tuba qoftë për atë ymet që do t’u zbresi kjo …'” [Munker] “Ed Daifu”. Daramiu
4. “Kush e shkruan (suren) Jasin pastaj e pinë atë, futen në barkun e tij 1000 drita, 1000 mëshira dhe 1000 ilaçe dhe nxjerr prej tij 1000 sëmundje.” [Meudu] “Ed Daifu”

5. “Kush e lexon (suren) Jasin duke kërkuar Fytyrën e Allahut të Madhëruar, i falen atij çfarë ka kaluar prej gjynaheve. Lexojeni atë tek të vdekurit tuaj.” [Daif] “Mishkah el Mesabih” 2178 (70)

Shtojcë:
Në “Mexhmu fetaua”, vëll. 26, fetvaja me nr. 145, të dijetarit shejh Ibn Bazit kur është pyetur në lidhje me hadithin “Lexoni (suren) Jasin për të vdekurit tuaj“, shejhu ka thënë se këtë hadith e ka saktësuar shejh Albani. Por, shejh Albani e ka bërë daif këtë hadith dhe jo shih, siç e kemi përmendur edhe më sipër. Ishte më se e nevojshme për personin që ka mbledhur fetuat e shejhut  që të kthehej te librat e shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë!) për të mësuar mendimin e saktë në të cilën ai ka pasur për këtë hadith.
Dijetari i islamit, Ibën Tejmije, në “El Ikhtijaratul ilmijeh”, fq. 50, ka shkuar me mendimin se është e pëlqyeshme leximi i sures Jasin tek personi që është në momentet e fundit të jetës (në prag të vdekjes), duke u argumentuar me këtë hadith. Porse ky hadith është i daif dhe nuk lejohet argumentimi me këtë. Prandaj, le ta mësojnë ata që nuk e dinë dhe le të kenë frikë Allahun ata persona që e dinë (dobësinë e këtij hadith dhe vazhdojnë që të argumentohen me këtë) se nuk lejohet në asnjë mënyrë leximi i sures Jasin tek personi që është në prag të vdekjes si dhe nuk lejohet leximi i Kuranit (çdo sure qoftë) tek varrezat.