Pyetja:
Unë dhe nana falim namaz, mirpo dyjat falemi veçmas. A na llogaritet shpërblimi me xhemat nëse falemi bashkë? Nëse nuk e keni problem, a mund të më tregoni si falet namazi me xhemat? Për shembull: a llogaritemi nëse jemi vetëm dy persona? Si falet ky namaz, a mund të dal unë imam, apo si? A duhet të recitoj vetëm unë Kur’anin, apo duhet edhe nana? A mjafton të falim vetëm farzin bashkë dhe sunetin veçmas?
Përgjigja:
Nëse gratë mblidhen në ndonjë vend, namazi me xhemat nuk është i detyrueshëm për to. Çdo grua mund të falet individualisht pa asnjë problem, pasi namazi me xhemat është për burrat, jo për gratë. Megjithatë, nëse ato falen me xhemat dhe njëra prej tyre i udhëheq, nuk ka asnjë të keqe në këtë. Është transmetuar se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) dhe Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me to) ndonjëherë i kanë udhëhequr gratë e tjera në namaz. Pra, nëse një grua udhëheq një grup grash në namaz në shtëpinë e saj ose kudo tjetër, nuk ka problem.
Kur një grua i udhëheq gratë në namaz, ajo duhet të qëndrojë në mes të rreshtit, jo përpara tyre si një burrë. Ajo duhet të jetë në mes të rreshtit të parë dhe të ngrejë zërin kur thotë tekbirin (Allahu Ekber). Nëse namazi është me zë të lartë, si akshami, jacia dhe sabahu, ajo duhet të recitojë me zë të lartë në mënyrë që gratë të dëgjojnë dhe të përfitojnë.
Nëse është namaz në heshtje, si një burrë, ajo duhet ta recitojë në heshtje, por të ngrejë zërin kur thotë tekbirin dhe “Sami’a Allahu liman hamideh“, njësoj si një burrë, në mënyrë që gratë të mund ta ndjekin shembullin e saj. Ajo duhet të jetë e përulur, e qetë dhe të mos nxitohet, në mënyrë që ato të mund ta imitojnë.
Allahu ju ndihmoftë!
/Hoxhë Kastriot Bardhi/



