Pyetja:

Desha t’ju pyes se cila është duaja më e mirë e cila të pranohet për fëmijë. Dëshiroj që fëmijët t’i rris në frymën e Islamit pasi unë dhe burri i falim pesë kohët e namazit por djali nuk e falë asnjë namaz. Ju lutem, më këshilloni si ta drejtoj e ta këshilloj që të jetë i dëgjueshëm? A duhet t’i bërtas apo duhet me të urtë ta mësojmë çka është e mirë. Ju lutem, më këshilloni!

***

Përgjigjja:

Duatë, që mund t’i bëni për fëmijët e juaj janë të shumta, por edhe mund të luteni për ta atë që ua do zemra dhe atë në gjuhën që ju e flisni. Në anën tjetër nevoja për t’u lutur për fëmijë është shumë e madhe e sidomos që Allahu t’i ruajë ata prej të këqijave të shejtanit të mallkuar. Prej lutjeve kuranore janë edhe këto: “Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!” (Safat: 100)

O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë.” (Furkan: 74)

Muhamed Dërmaku