Pyetja:

Nëse bashkëshorti vendos gjirin e gruas së tij në gojë në trajtën e marrëdhënieve bashkëshortore, katër herë, a konsiderohet kjo grua e ndaluar për të për shkak të gjidhënies?

***

Përgjigjja:

Allahu ia ka lejuar bashkëshortit që të përjetojë me bashkëshorten e tij kënaqësi seksuale si të dojë, madje dhe në mënyrat e kryerjes së marrëdhënieve intime.
Allahu thotë: “Gratë tuaja janë vendmbjellje për ju, ndaj afrojuni atyre në vendmbjellje si të doni.” (Bekare: 223)
Por vini re në ajet Kuranor thuhet: ”.. afrohuni vendmbjelljes tuaj si të doni..” duke e specifikuar që marrëdhëniet intime bashkëshortore janë të specifikuara në organin gjenital femëror. Pra i lejohet që të kryejë marrëdhënie bashkëshortore në organin gjenital nga përballë apo pas apo shtrirë apo në këmbë apo në çfardo pozicioni tjetër me kusht që marrëdhënia të kryhet në organin gjenital.

Gjithashtu këtu përfshihet raporti intim që përfshin puthjet, përqafimet, prekjet e ndryshme, si të dojë, përveç ndalesës së kryerjes së aktit intim seksual në periudhën e periodave të femrës apo ndalesa e përhershme për marrëdhënie anale.

Në bazë të këtij parimi të përgjithshëm që thamë, përjetimi bashkëshortor me gjinjtë e bashkëshortes apo qoftë dhe thithja prej tyre, është e lejuar dhe nuk e bën atë femër të ndaluar për të për shkak të gjidhënies, sipas mendimit të shumicës dërrmuese të dijetarëve, sepse kushti i gjidhënies me të cilën një femër bëhet e ndaluar për një mashkull është që kjo gjidhënie të ndodhë në kohën e foshnjërisë para se të ketë filluar ushqyerjen me ushqime të tjera përveç gjirit, ndërsa gjidhënëia pas fillimit të ushqyerjes me ushqime të tjera nuk ndikon aspak.

Gjithashtu kusht tjetër i gjidhënies ndaluese është që të ndodhë pesë apo më shumë, ndërsa më pak se pesë herë të thithura gji nuk ndikojnë edhe nëse foshnja është në periudhën e ushqimit vetëm me gji. Pra nëse foshnja thith katër herë gji nga një femër, nuk konsiderohet fëmijë gjiri për të, sepse kufiri minimal është pesë herë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Nurun ala Derb”

Përktheu: Shuajb Rexha