Pyetja:

Kam një fëmijë mosha e të cilët është nëntë vjeç. A ta zgjojë atë për faljen e namazit të sabahut?

***

Përgjigjja:

Po. Nëse njeriu ka fëmijë qoftë djemë apo vajza, të cilët kanë arritur moshën dhjetë vjeçare, le t’i zgjojë ata (për namazin e sabahut).

E qoftëse janë nën këtë moshë, nëse ai i zgjon për të falur namazin e sabahut, kjo është më e mira e në të kundërt (nëse nuk i zgjon) ai nuk ngarkohet me gjynah. Por më e zgjedhura (e mira) në këtë çështje është që ai t’i zgjojë ata.

Bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Urdhëroni fëmijët tuaj që të falen kur t’i mbushin shtatë vjet, goditini (lehtë) nëse nuk falen kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe ndani mes tyre në krevate.”

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua nurun ala ed-derb”

Përktheu: Unejs Sheme