Pyetje: Jam jomyslimane. Cili është dallimi mes namazit dhe lutjeve që kryhen në religjionet tjera? Çfarë të keqe ka në mënyrën e lutjeve te religjionet tjera?

Përgjigje: Dallimi kryesor është se ne në namaz i falemi Allahul xh.sh. Atë që e adhurojnë në religjionet tjera, që e quajnë Zot i Gjithëmundshëm, ne nuk konsiderojmë se ai është Zoti i Gjithëmundshëm. Idhujt e statujat që adhurohen nuk janë Zot. Hindusët e bëjnë këtë, edhepse librat e tyre të shenjta e flasin të kundërtën.

“Zotin nuk mund ta përfytyrosh, ” (Jaxhur-Veda, 3 3:33)

“Zotat e rrejshëm i adhurojnë ata që i adhurojnë gjërat materiale. Mirëpo, edhe atyre Unë do t’ua jap atë që e kërkojnë. Kush i adhuron Zotat rrejshëm, ai do të shkojë në mbretërinë e zotave të rrejshëm, ndërsa kush më adhuron Mua, Zotin e Vërtetë, ai do të vijë tek Unë. ” (Bagvad Githa, 7:19-23

Jomyslimanët i mësoj se atë që e bëjnë, nuk është mirë, madje edhe sipas librave të tyre. Të krishterët nuk i luten Zotit ashtu siç i mëson Bibl. Bibla thotë se të gjithë pejgamberët janë falur duke rënë në sexhde. Para lutjes ata janë pastruar: Mojsiu, Aroni dhe të tjerët. Mirëpo, të krishterët nuk pastrohen para lutjes dhe nuk bien në sexhde. Fillimisht do t’ua tërheq vëmendjen në atë që është e saktë në librat e tyre. Pas kësaj do t’u them shpallja e fundit e Zotit, Kur’ani Fisnik e tregon mënyrën më të mirë kryerjes së lutjes.

Dr. Zakir Naik
Shkëputur nga libri ” Islami në qendër të vëmendjes”