Pyetja:

Para tri viteve më ka vdekur nëna dhe qysh prej natës së parë të vdekjes rregullisht ia këndoj Kulhuvallahin, pra e bëj nijet dhe e këndoj pesë herë rregullisht. A është kjo vetëm sevap apo ndikon edhe në diçka tjetër?

***

Përgjigjja:

Sa i përket përfitimit të vdekurit nga leximi i Kuranit, dijetarët kanë dy mendime. Njëri mendim thotë se i vdekuri mund të përfitojë nga leximi i të afërmit, të cilët ua  bëjnë hedije sevapet e leximit të vdekurve. Mendimi tjetër thotë se i vdekuri nuk përfiton gjë nga leximi i Kuranit, për shkak se me të përfitojnë të gjallët si dhe nuk ekzistojnë argumente të drejtpërdrejta që e legjitimojnë leximin e Kuranit për të vdekurit, siç ndodh me haxhillëkun për të vdekurin, agjërimin obligim, sadakanë, duatë, etj.
Kulhuvallahi, apo sureja el-Ihlas siç quhet, padyshim se është pjesë e Kuranit, andaj më mirë dhe më sigurt është që ju për nënën tuaj që tashmë ka vdekur të bëni dua – lutje, e jo të lexoni Kuran. Pra, të bëni dua që Allahu ta shpëtojë nga zjarri i xhehenemit, ta shpërblejë me xhenet, etj.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku