Pyetja:

Kur femrat marrin gusël a duhet të lagin të gjitha flokët e tyre apo mjafton ta lajnë vetëm trupin?

***

Përgjigjja:

Nëse femrat i kanë të lidhura flokët në gërsheta (bisteka) para se të bëhen të papastërta dhe pastaj bëhen xhunub, në këtë rast nuk ka nevojë femra që të zgjidhë flokët e saja. Por motra mjafton që të fërkojë rrënjët e flokëve të saj dhe me dorë të lagur të përshkojë gërshetat e saj dhe pastaj e fërkon gjithë trupin.

Që i bie se ajo nuk ka nevojë të lagë të gjitha fijet e flokëve të saj. Dhe kjo është lehtësim për femrat dhe kjo është e dëshmuar me hadith të Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur me të) si dhe me hadithe të sahabëve të tjerë.

Pra dallimi është femra e cila i ka flokët gërsheta (bisteka) para se të bëhet e nevojshme të pastrohet (bëhet xhunub) ajo nuk ka nevojë të i shprishë flokët e saj, që i bie se nuk ka nevojë të i lagë të gjitha flokët e saj por mjafton të lajë vetëm rrënjët dhe pastaj me duart e lagura të përshkojë gërshetën e saj.

Përndryshe nuk vlen për motrat e tjera që i kanë flokët e zgjidhura, ato duhet të lagun të gjitha fijet e flokëve të tyre. Për to nuk ka lehtësim duhet të lajnë sikurse meshkujt çdo pjesë të trupit, edhe nëse kanë unaza të ngushta duhet t’i lëvizin nga vendi si dhe vathët nëse i kanë të ngushtë duhet t’i lëvizin nga vendi në mënyrë që të pastrojnë çdo pjesë të trupit.

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.