Pyetja:

A mund të na jepni një udhëzim për dikë që është mosmirënjohese veçanërisht ndaj nënës së saj. Mesa di unë, një bijë nuk e ka telefonuar e vizituar akoma nënën e saj që prej më shumë se dhjetë vitesh?

***

Përgjigjja:

Kjo vajzë është gabimtare, fajtore për ndërprerjen e lidhjeve me nënën e saj. Nëse kjo ndërprerje e lidhjeve me nënën eshte ne mos kujdesjen ndaj nenes, duke e renduar ate, mosperfillje ndaj saj, dhe mohim i  hakut se saj duke e harruar atë (nënën), atëherë për të ka dënim të madh.

Mos respekti ndaj prindërve është prej gjynaheve të mëdha. Profeti ﷺ ka thënë: “A t’ju tregoj për gjynahet më të mëdha? tha: Idhujtaria ndaj Zotit dhe mosrespekti ndaj prindërve.”

Allahu i Madhëruar thotë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu..” (Llukman: 14)

Abdullah ibn Mesudi rrëfen: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ se cila është puna më me vlerë, ai më tha: “Namazi në kohën e vet.”
– “Pastaj cila?”, – e pyeta. Më tha: “Bamirësia ndaj prindërve.” [1]

Mos respekti ndaj prindërve është gjynah prej gjynaheve të mëdha. Qëndrimi i ftohtë dhe larg nënës duke qenë mundësia për ti telefonuar dhe afërsia për ta vizituar, kjo tregon për mizorinë e zemrës së kësaj bije, dobësinë e imanit, sinqeritetin e pakët dhe paedukaten e saj, ska hajër në atë vajzë e as në veprat e saj.

Ajo duhet t’i pendohet Allahut dhe të lidhet me nënën e saj, t’i kërkojë falje për mosrespektin e mosmirënjohjen e saj. Kjo është detyrë! Vazhdimesia në këtë ftohje marrëdhëniesh, injorance e mosrespekti, është fatkeqësi e madhe. Lus Allahun të na ruajë e të na falë! E ka detyrë ta vizitoje nënën sa e ka gjallë, se nëse i vdes dhe ajo si ka kërkuar hallall, do ta presë dënim i madh kur të dalë para Allahut.

Mos respekti ndaj prinderve është fatkeqësi e madhe. Siç është trasmetuar në hadith:
”Xhibrili më tha: Ai që i ka pasur prindërit dhe nuk e ka fituar xhennetin (me mirësjellje ndaj tyre) Allahu e dëboftë prej xhennetit dhe e futë në Zjarr! Amin!” Profeti ﷺ tha: “Edhe unë thashë: Amin!”

Mos respekti ndaj prindërve është çështje e rrezikshme.

Profeti ﷺ ndaloi thashethemet, pyetjet e padobishme, mosrespektin ndaj nënave.”

Mosrespekti del vetëm prej zemrës së ashpër. Çështja është e lehtë, një telefonatë me telefon ose celular, vizitë, gjysëm ore është larg me avion (Damami nga Riadi) ose tre orë me makinë kur është mundësia. Por vepra e saj është tregues për vrazhdësinë e zemrës së saj, injorancë, mospërfillje ndaj nënës. Lus Allahun të na ruajë dhe të na falë!

AbdulAziz bin Abdilah Alu Shejh (Myftiu i Arabisë Saudite), “Nurun Ala Derb”

Përktheu: Anis Agovi

——————————–

[1] Buhariu