Në qoftë se prindi e fiton pasurinë prej haramit dhe fëmijët ushqehen prej tij!
• Pyetja:
Sa i përket gjendjes se prindit i cili e fiton pasurinë prej haramit, cili është gjykimi për fëmijët dhe si është përfundimi i tyre përderisa ata janë nën moshën madhore?
• Përgjigja:
Në qoftë së janë nën moshën madhore, atëherë prindit i takon mëkati, mirëpo kur të arrijnë moshën pjekurisë, atëherë për secilin prej tyre është obligim marrja e shkaqeve për t’u pavarësuar nga furnizimi i këtij prindi që fitimin e ka prej haramit.
~ Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
| Neuadir Beuabetu Turath elimam elAlbani, Kaseta 61; 00:49:03 |.
Përktheu: Besim Gjelaj