Pyetja:

Sa është numri i pejgamberëve që janë përmendur në Kuran?

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe (dërguam) të Dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të Dërguar të tjerë për të cilët nuk të kemi rrëfyer“. (Nisa: 164)
Ibn Kethiri ka thënë: Pejgamberët të cilët janë të përmendur me emër në Kur’an janë njëzet e pesë. Emrat e tyre janë: Adem, Idris, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is’hak, Ja’kub, Jusuf, Ejub, Dhulkifël, Shuajb, Musa, Harun, Junus, Davud, Sulejman, Iljas, Eljesa‘, Zekerija, Jahja, Isa dhe Muhamed (ﷺ). [1]

Ebu Dherri e kishte pyetur Pejgamberin ﷺ për numrin e të Dërguarve duke i thënë:
O i Dërguari i Allahut, sa është numri i plotë i lajmëtarëve (enbijave)? Tha: ”Njëqind e njëzet e katër mijë, prej tyre, të Dërguar (pejgamberë) kanë qenë gjithësej treqind e pesëmbëdhjetë.” [2]

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

——————————-

[1] (Tefsir Ibn Kethir 2/469)
[2] Ahmedi