Pyetja:

Kur fillova të falem, kam përjetuar një kënaqësi kur pata filluar të falem ndërsa tani mundohem ta përjetoj por nuk mundem edhe pse i fali kohët e namazit. Unë falem por kur i shoh fëmijët e mi që nuk falen (ata dinë të falen po pritojnë shumë) iu them faluni por ata nuk dëgjojnë. A bashkohem në atë dynja me fëmijët e mi?

***

Përgjigjja:

Allahu e udhëzoftë burrin tënd në namaz edhe fëmijët  e tu. Mos u dëshpëro për këtë. Mundohu që me sjellet e tua të mira t’i përfitosh ata, të githëve folju fjalë përkëdhelëse dhe përgjigju në kërkesat e tyre sa të kesh mundësi. Mundohu që të lëshosh ndonjë kasetë me ligjëratë islame që flet për xhenetin dhe xhehenemin dhe ndaje një kohë që të lexosh diçka për jetën e Pejgamberit ﷺ, për fëmijët kur është edhe burri prezent. Dhe bën dua motër që Allahu t’i udhëzojë ata ngase duaja e nënës së sinqertë nuk kthehet për fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Allahu iu hidhërohet atyre që nuk e lusin Atë.” Dhe, dije motër se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe pas çdo mbrëmjeje patjetër do të lind dielli.

Bedri Robaj