Pyetja:

Si duhet të veprojë një djalë i cili e përcjellë një vajzë sipas sheriatit dhe e informon familjen për vajzën të cilën e pëlqen mirëpo të gjithë e përkrahin përveç babait. Babai kundërshton për shkak të prejardhjes, përndryshe vajza është me namaz, e edukuar, …etj.

***

Përgjigjja:

Shprehjen “e përcjell një vajzë sipas sheriatit” nuk po e kuptoj. Si është me e përcjellë vajzën sipas Sheriatit? Sidoqoftë, nuk ka martesë të ligjshme nëse babai i vajzës nuk pajtohet për ta dhënë ty vajzën. Është e qartë se vajza është e ndershme dhe ia vlen, sipas përshkrimit tuaj, të ndjekni çdo mundësi për ta martuar, por ato mundësi duhet të jenë medoemos përmes rrugëve legjitime të Sheriatit. I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Nuk ka kurorëzim të plotfuqishëm pa pajtimin e prindit dhe pa praninë e dy dëshmitarëve të devotshëm.” [1] (Bejhekiu. Sahih)

Sa i përket shkakut përse kundërshton i ati, në pyetje nuk është shumë e qartë, por sidoqoftë, nëse nuk ka ndonjë argument të logjikshëm për ta refuzuar martesën e bijës së tij, ai duhet të këshillohet. Për rastin e tij i Dërguar i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Kur personi, me fenë dhe moralin e të cilit pajtoheni, ju kërkon dorën e bijës suaj, martojeni me të. Nëse nuk veproni kështu do të ketë sprova në shoqëri dhe shkatërrim të madh.” [2]

Muhamed Dërmaku

————————

[1] Bejhekiu

[2] Tirmidhiu