Pyetja:

Si t’ia bëj me shoqërinë e vjetër? Me ata të cilët jam shoqëruar para se të filloj ta praktikoj Islamin.

***

Përgjigjja:

Ju përgëzojmë për këtë ndryshim në jetën tuaj dhe lus Zotin e Madhërishëm t`ju jap sukses në këtë botë dhe në botën tjetër!

Nëse e mendoni se mbajtja e kontaktit me atë apo ata person/a  mund të ndikoj që t’u largohet atyre punëve të këqija, atëherë mos i ndërprisni dhe mundohuni me mënyra të ndryshme ta largoni nga ajo jetë me plotë mëkate. Nëse ua merr mendja se është e zhytur në gjynahe në atë masë, sa që ju nuk keni autoritet të ndikoni tek ajo, apo çfarë është edhe më rrezik, mund të ndikoj te ju, atëherë ndërprisni kontaktin dhe mos u shoqëroni me të, pasi që për çdo njeri besimtarë, primare është vetja e tij. Me një fjalë nuk bënë që njeriu ta humbas e devijoj vetën me pretendimin se ka për qëllim t’i përmirësoj të tjerët. Sa e sa njerëz ia kanë legalizuar vetës hyrjen në vende të ndaluara, janë shoqëruar me njerëz të këqij, me pretendimin se dëshirojnë ti përmirësojnë ata dhe në fund ata qenë viktima dhe ata u bënë sikurse shoqëria që kanë zgjedhur. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi