Pyetja:
Nëse burri bën marrëdhënie intime me gruan e tij në ditët e Ramazanit duke e detyruar gruan të veproj diçka të tillë. Me çfarë obligohen ata pastaj?
***
Përgjigjja:
Nëse burri e detyron gruan e tij me mardhënie intime në ditët e Ramazanit kur ata janë agjërueshëm në këtë rast agjërimi i gruas është i saktë dhe ajo nuk obligohet me shpagim dhe asgjë tjetër. Kurse burri obligohet të paguaj shpagimin (dënimin e tij) për marrëdhëniet në kohë të ndaluar dhe prishje të agjërimit. Ky shpagim arrihet duke e liruar një rob. Nëse këtë nuk mund ta bëjë atëherë agjëron dy muaj. Por nëse edhe kjo është e pamundur duhet të ushqej gjashtëdhjetë të varfër. Dispozitë kjo e përmendur në hadithin e Ebu Hurejres.[1]
ShejhIbën Uthejmin, “Fetava Sijam”, fq. 50
Përktheu: Lulzim Susuri
—————————-
[1] Buhariu dhe Muslimi