Pyetje: Cilat janë veprat minimale për një musliman që të shpresoj xhenetin, pasi dëgjoj shumë të thonë se: “E kam zemrën e pastër, askujt nuk i bëj keq, e besoj Zotin dhe kaq më mjafton”?

Përgjigje: Të kesh zemrën e mirë nënkupton të kryesh të gjithë urdhërat e Zotit, se zemra e mirë e falë namazin, ngase ai që nuk e falë namazin i ka bër padrejtësi vetës së tij. Nuk ka punë më të keqe nëse njeriu i thotë vetës musliman dhe nuk e falë namazin duke e mohuar apo kundërshtuar faljen e namazit. Nuk mund t’i ndajmë apo katëgorizojmë punët në minimale apo maksimale, obligimet duhet t’i kryejmë ashtu siç ka urdhëruar Allahu dhe të largohemi prej atyre punëve që na ka urdhëruar Allahu. Ky është imani jonë, ky është besimi jonë!

Hoxhë Fadil Musliu