Pyetja:
Jam një vajzë 19 vjeçare dhe jam fejuar me një djalë musliman. Pas fejesës kuptova se më herët ai kishte patur lidhje të thella me vajza të tjera, gjë që tepër më pengoi.
Unë e di se në fenë tonë kjo vepër është e shëmtuar dhe mendoj se une si një vajzë e ndershme nuk duhet të kaloj jetën me një njeri i cili gjatë jetës së tij ka kaluar në këto faza, ndërsa në anën tjetër familja ime më thotë: “Fal dhe harro!”.
Kisha patur dëshirë të dëgjoj këshillën tuaj, si duhet të veproj në këtë rast.
***
Përgjigjja:
Motër e nderuar, Allahu ju shpërbleftë për interesimin dhe kujdesjen tuaj që çdo hap që e bëni në jetë të jetë ashtu siç dëshiron Krijuesi yt e jo pasioni.
Ajo që duhet t’i jepni rëndësi është gjëndja momentale e personit që ju ka ofruar martesë, a është besimtarë, a i respekton urdhërat e Krijuesit, a i falë pesë kohët e namazit, a është larguar nga gjërat e ndaluara dhe a është penduar nga mëkatet e bëra gjatë jetës së tij.
Në qoftë se gjëndja e tij momentale ka ndryshuar nga e kaluara dhe është penduar për atë që ka bërë atëherë ju kujtoj hadithin e të dërguarit të Allahut ﷺ: ”Nëse ju vjen për martesë ndonjë person feja dhe morali i të cilit ju kënaqë, atëherë martoni atë dhe nëse ju nuk e bëni atëherë do të ndodhë çregullim dhe fesad i madh.” [1]
Ndërsa e kaluara e një personi që është penduar dhe është larguar nga veprat e këqija duhet të harrohet dhe të mos përmendet, të mbulohet dhe të mos përhapet.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush ia mbulon të metat vëllaut të vet në këtë dunja Allahu do tia mbulon ati të metat në Ditën e Gjykimit.” [2]
Ndërsa, nëse personi ende vazhdon me vepra të cilat e hidhërojnë Allahun, atëherë mos pranoni martesë me të, pasi që do të keni probleme serioze në jetën tuaj martesore.
Përktheu dhe përshtati për botim: Senad Ramadani
—————————
[1] Tirmidhiu
[2] Ahmedi