Martesa a është diçka e caktuar (Kader) apo është një zgjedhje e lirë?
***
Përgjigjja:
Çfarë është dallimi në mes të kësaj pyetje dhe pyetjes: “Si ka mundësi një është e pasur dhe një tjetër është e varfër, një është e bukur dhe një tjetër është e shëmtuar, dhe kështu me radhë?” Nuk ka dyshim, se ajo që është caktuar (kaderi) për një person është një gjë që do të ndodhë dhe askush nuk mund ta pengojë atë.
Megjithatë, ai duhet të përpiqet, pastaj, ai nuk është i ditur për përfundim apo rezultatin e çështjes edhe në qoftë se pavarësisht çdo gjë që ndodhi ishte në kundërshtim me atë që ai e zgjodhi.
Pra (le të themi), ky person ishte i angazhuar (i dhënë) për një femër, dhe ai ishte përpjekur shumë që ti propozojë asaj (duke menduar) se ajo është e drejtë për të. Pastaj me kalimin e kohës, u zbulua se ajo ishte e keqe. Sigurisht, që kjo ishte diçka e caktuar (kader). Por çdo gjë është caktuar, siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Çdo gjë është caktuar, edhe përtacia dhe të qenit aktiv.”
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një person më aftësitë e tij, nuk është e nevojshme që të përpiqet për të zgjedhur atë që është e mirë për te. Jo, kjo është diçka tjetër. Një person duhet të përpiqet, pastaj pjesa tjetër varet nga Allahu i Madhëruar.
Pra, përgjigja është: sigurisht që është diçka e caktuar, por ne nuk duam të kuptojmë “diçka të caktuar”, sikurse disa njerëz thonë, se një person e vendos (mbështet) besimin e tij tek Allahu, dhe kaq është e gjitha (dmth nuk vepron asgjë).
Jo, (më saktë, apo më mirë), ai merr masat (vihet ne lëvizje, vepron), dhe pastaj ai e mbështet (vendos) besimin e tij te Allahu (Zoti i gjithësisë).
Allahu e di më së miri!
Dr. Bashkim Aliu