Pyetja:

Kur ju lejohet bashkëshortëve të rinisin aktivitetin seksual pas menstruacioneve?

***

Përgjigjja:

Kur ajo të pastrohet nga gjaku menstrual dhe rrjedha të ndalet krejtësisht, për ta (bashkëshortët) është e lejueshme të rinisin aktivitetet seksuale, mbasi ajo ta pastrojë vendin ku ishte gjaku, apo të marrë abdes, apo të lahet krejtësisht. Cilado nga këto zgjedhje që ajo bën, e bën të lejueshme për ta rinisjen e aktivitetit seksual, bazuar në thënien e Allahut të patëmeta në Kuran: “Por, kur ato të jenë pastruar, afrojuni atyre nga ku ju ka urdhëruar Zoti juaj (dmth., në çfarëdo mënyre përderisa bëhet në vagjinë). Vërtet, Zoti i do ata që i kthehen (pendohen) vazhdimisht dhe Ai i do ata që pastrohen“. (Bekare: 222) Ky është qëndrimi i Ibn Hazmit, ‘Atãus, Katãdes, Euzait, Daud edh- Dhahirît dhe i Muxhahidit, siç thotë dhe Ibn Hazmi: “Të tria këto përbëjnë pastrim, kështu që cilëndo prej tyre që ta përdorë mbas ndërprerjes së menstruacioneve, ajo bëhet e lejueshme për burrin e saj”. I njëjti term përdoret me domethënien e pjesëve intime në ajetin e shpallur lidhur me banorët e Kubasë: “Aty gjenden njerëz që duan të pastrohen, dhe Zoti i do ata që pastrohen“. (Tevbe: 108) S’ka gjë në ajet apo në Sunet që kufizon ajetin në fjalë në (vetëm) ndonjërën nga këto tri domethënie, dhe që ta bësh këtë nevojiten dëshmi të mëtejme.

Shejh Albani, “Etiketa e martesës”, fq. 23-24