Pyetja:
Nëse lehona ka gjakrrjedhje edhe pas 40 ditësh, si duhet të veprojë?
***
Përgjigjja:
Periudha më e gjatë e lehonisë konsiderohet 40 ditë. Nëse lehona ka gjakrrjedhje edhe pas 40 ditësh, atëherë gjendja e saj në terminologjinë e fikhut klasifikohet si istihada. Istihada do të thotë çrregullim i periudhës së ciklit menstrual mujor (hajzi) dhe të lehonisë (nifasi). Prandaj, nëse lehona ka gjakrrjedhje edhe pas 40 ditësh, atëherë ajo duhet të pastrohet nga lehonia dhe pastaj obligohet t’i kryejë të gjitha obligimet fetare, si namazi, agjërimi, etj., vetëm se për çdo namaz duhet të marrë abdes të ri pas hyrjes së kohës së namazit.
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi