Pyetja:
A është e lejuar të lyhen thonjtë me llak kur femra është me cikël menstrual?
***
Përgjigjja:
Lyerja e thonjëve me llak në parim është e lejuar, mirëpo pasi gjatë marrjes së abdesit llaku pengon arritjen e ujit në thonjë, atëherë që të jetë abdesi i vlefshëm duhet të largohet llaku tërësisht nga thonjtë.
Femra kur është me cikël menstrual konsiderohet e papastër, prandaj në asnjë situatë prej saj nuk kërkohet marrja e abdesit. Kur është me cikël menstrual ose me lehoni asaj nuk i ndalohet që t’i lyejë thonjtë me llak, mirëpo kur të pastrohet, ajo duhet ta largojë llakun tërësisht nga thonjtë për shkak se llaku pengon depërtimin e ujit në thonjë, kurse depërtimi i ujit në tërë trupin gjatë marrjes së guslit është kusht i domosdoshëm.
Po ashtu lyerja e thonjëve me llak nuk duhet të jetë si shenjë për të pasuar të tjerët, ashtu siç nuk duhet të jetë për mendjemadhësi dhe para burrave të huaj.
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi