Pyetja:
A duhet të marr gruaja leje nga burri i saj për të vizituar familjen e saj të ngushtë, prindërit, motrat apo vëllezrit?
***
Përgjigjja:
Parimisht gruaja nuk duhet të dalë nga shtëpia pa lejen e burrit të saj. Gratë i kanë të drejtat e tyre të cilat i kanë obligim burrat e tyre karshi atyre, krahas kësaj ato kanë detyrimet dhe obligimet e tyre ndaj burrit e që janë të drejtat e tij. Ndër to të kujdeset për familjen e tij, domethënë fëmijët, shtëpinë e tij, të kujdeset për të ia ruajtur mallin e tij, nderin dhe përfshirë këtu edhe të qëndroj në shtëpi dhe mos të dal pa lejen e burrit.
Por edhe ata që vijnë në shtëpinë e burrit duhet pasur kujdes të mos jenë prej atyre që burri nuk i pëlqen, domethënë të ketë gruaja kujdes të mos shoqërohet me dikë që burri i saj i thotë të mos e bëjë.
Leja ndahet në dy lloje: leja e përgjithshme si p.sh.,: dalja në treg (shembull burri punon disa orë jashta shtëpis dhe i jep leje gruas së tij të dal për të blerë çka asaj i duhet gjatë ditës), apo shkuarja për të pirë kafe te komshinjët (shembull kjo kryesisht ndodh në fshatra kur gratë pasi të kryejnë punët e shtëpisë dalin tek familjarët e tyre apo komshinjët dhe së bashku me gratë e tjera pijnë kafe), ose nëse ka familjen afër i jep leje ta vizitojë apo edhe nëse ka familjen më larg por i jep leje të përgjithshme që të shkoj t’i vizitojë.
Si dhe leja e veçantë apo thënë më mirë e përkufizuar është kur burri jep leje të veçantë për diçka të caktuar, shembull gruaja kërkon leje nga ai për të shkuar tek babai i saj dhe e pyet se sa të qëndroj e ai i thotë deri në mbrëmje, atëherë kjo është leje e përkufizuar.
Gruaja duhet të marr leje nga burri i saj për të dalë jashta shtëpisë dhe burri duhet të jetë në dijeni se kur i del gruaja nga shtëpia dhe se ku ndodhet. Haram është për atë grua e cila del pa lejen dhe kënaqësinë e burrit të saj.
Por pastaj as burri nuk duhet të shtrëngoj të drejtën e tij mbi gruanë. Raportet ndërtohen mbi reciproritet, dashuri, respekt, harmoni e mirëkuptim.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.