Pyetja:

Kisha një pyetje në lidhje me fillimin e faljes së namazit pas ciklit. A duhet të fillojmë të falim namazin që nga vakti ku e kemi lënë (p.sh. nëse kam falur Sabahun dhe më pas më ka ardhur cikli, a duhet të pres deri në Dreke pasi të pastrohem?), apo mjafton të pastrohemi dhe të falim namazin e radhës që vjen direkt pasi jemi pastruar?

Përgjigja :

Rregulli kryesor që duhet të mbani mend është ky: Përcaktues për fillimin e faljes është koha në të cilën jeni pastruar, jo koha kur ju kanë ardhur menstruacionet.

Më konkretisht:

  • Detyrimi pas pastrimit: Sapo të pastroheni nga menstruacionet, e keni detyrë faljen e namazit të atij vakti në të cilin jeni pastruar.

  • Nuk ka lidhje me vaktin e lënë përgjysmë: Ju nuk e keni detyrë faljen e namazit gjatë kohës që jeni me cikël. Prandaj, nuk ktheheni pas tek vakti ku “e keni lënë”, por shihni kohën aktuale.

Shembuj praktikë:

  1. Nëse pastroheni në kohën e Sabahut: Duhet të falni Sabahun (pasi të jeni pastruar), pavarësisht se kur ju kanë ardhur menstruacionet më parë (edhe nëse ju kanë ardhur në Dreke para disa ditësh).

  2. Nëse pastroheni në kohën e Drejës: Duhet të falni Drekën, pavarësisht se menstruacionet mund t’ju kenë ardhur në kohën e Sabahut para disa ditësh.

Përfundim: Sapo të vëreni pastrimin dhe të kryeni guslin (larjen e detyrueshme), falni namazin e vaktit në të cilin ndodheni.

/Dr. Adelina Kuçana/