Pyetja:

A lejohet të agjërosh nëse je xhunub?

***

Përgjigjja:

Papastërtia nga xhunubllëku nuk e prishë agjërimin. Agjërimi është i plotë në atë gjendje, por duhet pasur kujdes në çështjen e namazeve. Nëse njeriu zgjohet nga gjumi në syfyr dhe është xhunub, dhe nuk ka kohë sa të pastrohet dhe të hanë syfyr, i lejohet që të hajë syfyr njëherë, pastaj edhe pse hyn koha e sabahut dhe kalon imsaku, pastrohet dhe e fal namazin e sabahut. Ngjashëm qëndron dispozita edhe kur zgjohet pas gjumit në mesditë, e sheh veten xhunub nga ëndrra që ka parë, pastrohet dhe agjërimi është i konsiderueshëm. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku