Pyetja:

Një ditë e blejta një çantë në një shitore duke mos e ditur se prej çfarë lëkure është e punuar. Më vonë më treguan se është prej lëkurës së derrit. A është e lejuar ta përdori këtë çantë?

***

Përgjigjja:

Së pari duhet përmendur se muslimani duhet të jetë i kujdesshëm në ushqimet dhe produktet tjera që i blenë në vendet ku nuk jetojnë shumicë muslimane ngase përmbajtja e tyre mund të jetë e dyshimtë nga aspekti i hallallit dhe haramit.

Kjo shihet edhe nga pyetja juaj. Është dashur që të pyetni për përbërjen e materialit të çantës para se ta bleni. Por, tash kur më veç e keni blere, ju nuk duhet ta përdorni ngase përdorimi i prodhimit nga lëkura e derrit është i ndaluar. Me këtë rast, duhet patur parasyshë se lëkura e derrit nuk pastrohet me tjerrje. Tjerrja e përmendur në hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ:”Kur tjerret lëkura, pastrohet”, nuk e përfshinë lëkurën e derrit.

Këtu ju keni mundësi që ta ktheni çantën në shitoren përkatëse dhe të merrni çantë tjetër. Muslimani nuk e ka të lejuar ta shet prodhimin nga derri, por pasi ju nuk e keni ditur se çfarë prodhimi ka qenë çanta, tolerohet ta çoni e ta ktheni ose ta leni ta shet atë çantë e të bleni tjetër, edhe nëse ngelen para më tepër mund ti merrni ngase e keni bërë nga padija. Nuk është e lejuar ta shitni dhe paraprakisht ta bleni çantën e tillë nëse e dini se është haram.

Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu