Përgjigje: Po, i lejohet të falë namazin, të agjërojë të bëjë umre dhe haxh, gjithashtu i lejohet edhe burrit të ketë marrëdhënie intime me të. Gjegjësisht nëse në ditën e njëzetë ndërpritet gjakderdhja, ajo detyrohet të pastrohet pastaj të falë namazin dhe kthehet në jetën normale dhe llogaritet si një femër e rëndomtë. Ajo i ka detyrim t’i kryejë të gjitha detyrimet dhe ritet fetare.
/Shejhu Bin Bazi/




