Pyetja:

A është e lejuar që fëmijës t’i lihet emri Metin ose Mumin duke pasur parasysh që emrat
El-Metin dhe El-Mumin janë emra të Zotit dhe a e kanë kuptimin e njëjtë për shembull: El-
Metin me Metin?

***

Përgjigjjja:

Emërtimi i të porsalindurit me emrin Mumin, Metin, Rrahim, etj., është i lejuar por jo i preferuar nga ajo që nxjerrin dijetarët eminent.
Ajo që është e ndaluar rreptësisht është emërtimi i fëmijëve me emra të Allahut por në formën e shquar si: Errahman, Elmumin ose Elmetin. Kjo është haram dhe nuk lejohet absolutisht, përpos nëse i qitet përpara këtyre emrave fjala “abd” pra “rob” dhe atëherë jo që është vetëm e lejuar por është shumë e preferuar.

Sipas hadithit që transmetohet në lidhje me obligimet e prindit ndaj fëmijës së tij, njëra ndër këto obligime është të emërohet fëmija me një emër të bukur, dhe se emrat më të dashur tek Allahu, subhanehu ve teala, sipas hadithit të saktë janë emrat: Abdullah dhe Abdurrahman.
Pastaj preferohet të emërtohet fëmija me emrat e shokëve të Pejgamberit ﷺ, e që ka shumë. Thuhet se sipas disa dijetarëve i është dhënë shumë rëndësi emërtimit të porsalindurit me një emër të bukur sepse njeriu bart disa nga cilësitë e emrit të tij.

Allahu e di më së miri!

Fatmir Raçi