Pyetja:
A lejohet që të hapim bunare për prindërit e mi dhe prindërit e burrit me paratë e zekatit?
***
Përgjigjja:
Jo, kjo nuk lejohet. Sepse ato janë paratë e zekatit e kështu i bie sikur po ia jep zekatin babait tënd. Dhe nuk ke të drejtë të ia japësh babai tënd zekatin.
Paratë e zekatit janë para të muslimanëve, babai yt nuk ka hise në to, atij nuk i takojnë ato para. Ato janë hak i muslimanëve kudo qofshin, por në to nuk kanë hak familja e ngushtë e dhënësit të zekatit.
Pra, jo nuk mundesh që paratë e zekatit të i japësh për nënën apo babain. Ju zekatin e jepni për pasurinë tuaj tek muslimanët. Kurse nëse dëshiron të japësh për nënën apo babain tënd apo për hir të prindërve të burrit tuaj, në këtë rast dëshironi të hapni bunar për ta këtë duhet ta bëni me para të tjera dhe jo me para të zekatit.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.