Pyetja:

A lejohet ta kemi zili vëllaun apo motrën tonë në islam ngase ai/ajo posedon diçka më shumë se ne?

***

Përgjigjja:

Zilia është ves i çifutëve siç ka thënë Allahu:

Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t’iu kthejnë në mosbesim..” (Bekare: 109)

Po ashtu, Allahu subhanehu ue teala, thotë:

A u kanë zili atyre njerëzve për atë që Allahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatit dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.” (Nisa: 54)

Zilia e dëmton ziliqarin ngase ai s’është i lumtur – Allahu na mbroftë – dhuntitë e Allahut janë të njëpasnjëshme dhe s’kanë fund, e ziliqari çdoherë që sheh një dhunti te tjetri i shtohet pikëllimi dhe brenga.
Zilia është kundërshtim i caktimit të Allahut xh.sh, sepse ai dëshiron të ndërrohet caktimi i Allahut, kurse Allahu ka urtësi në atë që e cakton.
Zilia në të shumtën e rasteve sjell edhe mëkate të tjera si: sulmi i tjerëve, kacafytjen, përhapja e të metave dhe mëkate të tjera. Për këto arsye muslimani obligohet të largohet nga ky ves ashtu siç ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ në hadithin:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerjen e tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen e as nuk e poshtëron. Devotshmëria është këtu.” – këtë e tha tri herë, duke bërë me shenjë në gjoksin e tij. “I mjafton si e keqe njeriut ta përulë vëllanë e vet musliman. Kundrejt muslimanit muslimani në tërësi është i paprekshëm: gjaku, pasuria dhe nderi i tij.” [1]

Shejh Uthejmini, “Komentar i dyzet haditheve të Neveviut”, hadithi 35, fq. 389-390

——————-

 

[1] Muslimi, nr. 2564