Pyetje: Në punën ku punoj prej shumë vitesh në Itali kam detyrë të organizj punën dhe të ndjek problemet që ndodhin në punë, por nganjëherë ka persona që krijojnë problem  jam  i detyruar të njoftoj shefin për t’I zigjdhur problemet, mirëpo kam hall se mos quhem spiun që e bëj këtë punë?

Përgjigje: Jo vëlla, kjo është punë, detyrë dhe përgjegjësi, ti po nuk njoftove shefin të zgjidhet problemi e të mirren masa ti quhesh tradhtar, (spiun është muhabet kalamajsh). Kjo është përgjegjësi para Zotit, nëse nuk zgjedhet problemi dhe nuk njoftohet i pari i punës për këtë problematik ti quhesh tradhtar dhe leku që qonë në shtëpi është haram për atë ditë ose për atë pjesë. Ti je përgjegjësi, merre detyrën përsipër dhe je në kontakt të drejtpërdrejtë  me shefin dhe vlerësoj që nuk është spiun kjo punë por amanet.

Hoxhë Ahmed Kalaja