Pyetja:

Nëse gruaja fut gishtin e saj brenda në vaginë ndërsa pastrohet (pas urinimit), apo nëse ajo vendos pomadë apo tabletë (brenda në vaginën e saj) për trajtim mjekësor, apo nëse doktoresha e vendos dorën e saj apo ndonjë instrument mjekësor (brenda në vaginën e saj), a e bën të detyrueshme guslin ndonjëra nga këto? Dhe, nëse kjo ndodh gjatë muajit të Ramazanit, a e ndërpret kjo agjërimin e saj dhe a kërkohet nga ajo që ta kompensojë agjërimin?

***

Përgjigjja:

Me Allahun qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi pejgamberin tonë Muhamed ﷺ dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Nëse ndodh ndonjëra nga këto që përmendët, atëherë s’është i detyrueshëm gusli i xhunubllëkut (gjendja e papastërtisë së madhe) dhe as që ndërpritet agjërimi si rezultat i kësaj.

 

“Fetaua Ramadan”, vëll II, faqe 530, fetua nr.499; Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua, i përbërë nga:

Kryetar: shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Zëvendëskryetar: shejh Abdur-Rezak Afifi
Anëtar: shejh Abdullah ibn Gudejan

“Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Ifta”, fetua nr.9881