Pyetje:
Nëse një person ka kryer zina me një grua të martuar dhe ai ishte ende beqar, cili është gjykimi për secilin prej tyre? A mund të martohet ai me vajzën e saj? A është vajza e saj e lejuar për të?
Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salevatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi sahabet dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë këtë Pejgamber deri në Ditën e Gjykimit
Vëlla i dashur, siç e dini, zinaja (amoraliteti ose kurvëria) është një mëkat i madh dhe i rëndë. Allahu thotë në Kuran: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.“
(Sure El-Isra: 32)
Allahu ka ndaluar të gjitha rrugët që mund të çojnë në këtë mëkat. Ai ka ndaluar shikimin e grave të cilat nuk janë mahrem, kënaqësinë nga zëri i tyre, vetmimin me to dhe çdo gjë tjetër që mund të çojë në haram. Nëse e ke kryer këtë mëkat të madh, duhet të pendohesh sinqerisht tek Allahu, të shtosh veprat e mira dhe adhurimet vullnetare.
Allahu thotë në Kuran: “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”
(Sure El-Furkan: 70)
Duke qenë se ke kryer zina me këtë grua, nuk lejohet të martohesh me vajzën e saj.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe: pergjigje.net