Pyetja:
Kam shumë vese të cilat nuk po më lënë rehat të jetoj jetën prej muslimani dhe të kënaqem me bashkëshorten time.
Këto vese janë kështu: natën kur bie të fle, shoh disa njerëz që unë i njoh, po nuk kam qejf të mendoj për ta dhe kurrë në mendje për ta më herët nuk më ka rënë, por tani po më bie, kur flas me gruan, nuk e njoh, më duket si dikush tjetër.
Kam të njejtat vesvese për dy herë radhazi, çka më këshilloni?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ka dyshim që shejtani mundohet t’i largoj njerëzit nga rruga e drejtë dhe t’i shpjerë në telashe dhe sidomos qëllimi kryesor është të ndajë burrin prej gruas së tij.
Këto vesvese i ke pa dyshim prej shejtanit, për t’u mbrojtur prej tij duhet t’u përmbahesh këtyre gjërave:
1. Pa tjetër të falësh 5 kohët e namazit, shejtani nuk ka mundësi t’i afrohet një besimtari.
2. Të jesh gjithmonë me abdes.
3. Të bësh dhikrin e mëngjesit, mbrëmjes dhe fjetjes.
4. Ta lutësh Allahun xh.sh. të ti largojë këto dyshime dhe vese.
5. Të lexosh Kuran, sidomos suren El Bekare, nëse nuk di të lexosh, atëherë duhet ta dëgjosh këtë sure.
6. Kur të vinë këto dyshime, të pështysh (të pështysh pa pështymë) tri herë në anën e majtë dhe të thuash “Eudhu bilahi minesh-shejtanirr-rraxhim”.
Nëse u përmbahesh këtyre gjërave, inshallah nuk do të ketë mundësi shejtani të të afrohet më.
Allahu e di më së miri!
Eroll Nesimi