Pyetja

Jam një 26 vjeçar i martuar elhamdullah, nuk kemi ende fëmijë. Unë dhe gruaja ime punojmë të dy si inxhinierë, kështu që ne sigurojmë një jetë të mirë elhamdulilah jo shumë, por as pak. Unë jam gjithmonë i frikësuar se mund të behem i varfër ose të jetoj vetëm duke kaluar nga një pagë ne tjetren. Gjithmonë kam dashur të kem biznesin tim, por aktualisht nuk kam para të mjaftueshme për të realizuar idenë time. Pyetja ime është se si mund ta përballoj këtë frikë të vazhdueshme se mund të jem i varfër apo të jetoj duke punuar vetëm me pagë deri në një moshë shumë të vjetër, pavarësisht se përpiqem të investoj po dhe të kursej para, por rritja e vazhdueshme e shpenzimeve të jetës e bën shumë të vështirë. Ju lutem më udhëzoni se çfarë duhet për të qetësuar këto mendime.

Përgjigja

Falënderimi i përsosur i takon Allahut, Zotit të botëve. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, është rob dhe i dërguar i Tij.

Është e pranueshme që njeriu të kërkojë të rrisë të ardhurat e tij dhe të mos mbështetet vetëm në një pagë fikse, siç thuhet në një hadith në Sahih Muslim: “Përmbaju asaj që është e dobishme për ty. Vazhdoni të kërkoni ndihmë nga Allahu dhe mos u ndjeni të pafuqishëm.”

Frika nga varfëria mund të tejkalohet duke u mbështetur në Allahun, duke bërë lutje shpesh, duke kërkuar falje tek Allahu dhe duke ruajtur lidhjet farefisnore. Allahu i Madhëruar thotë: “e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj! [Kuran 71:10-12]

Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, kërkonte mbrojtje (tek Allahu) nga varfëria, duke thënë: “O Allah, unë kërkoj mbrojtje tek Ti nga varfëria, pamjaftueshmëria dhe poshtërimi”. [Transmetuar nga Ebu Daudi dhe të tjerët përmes një zinxhiri autentik transmetuesish]

Në një hadith tjetër thuhet: “Ai i cili dëshiron t’i zgjatet jeta dhe t’i shtohet rrizku, le të mbajë lidhjet farefisnore.” [Buhariu dhe Muslimi]

Gjithashtu mund të kërkoni dhe ndihmën duke u këshilluar me specialistë në çështjet ekonomike në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë të planifikoni një projekt investimi ose ide biznesi që mund t’i përdorni për të arritur ambiciet tuaja.

Allahu e di më së miri.