Pyetja:
Përderisa falemi, ku thuhen ato pjesët: “Allahume sali ala Muhamedin…” edhe pjesën tjetër që lutemi për familjen e Ibrahimit… Ata a janë në xhenet? Nëse po, atëherë pse duhet të lutemi për ta, që ata të shkojnë në xhenet, që t’i mbrojë Zoti?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thënia e salvateve pas teshehudit në namaz është një nga ritet e vërtetuara me hadithe të shumta dhe të sakta. Prandaj në medhhebin hanefi dhe maliki, salavatet janë sunet në uljen e fundit, ndërsa te të tjerët janë farz.
Kurse pse bëhet lutje për Muhamedin ﷺ dhe për familjen e tij, pastaj për Ibrahimin alejhi selam dhe për familjen e tij është shumë e thjeshtë, pasi lutja nuk nënkupton vetëm futje në xhenet, por ka mundësi ngritje të shkallëve në xhenet, shtim të mëshirës, të faljes dhe të mirësive përgjithësisht.
Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi
Comments are closed.