Pyetja:
Kur obligohen fëmijët që të agjërojnë Ramazanin, a ka ndonjë moshë të caktuar rreth kësaj çështje?
***
Përgjigjja:
Fëmija që në moshën shtatë vjeçare duhet të urdhërohet nga prindërit që të agjërojë kurse në moshën dhjetë vjeçe duhet të edukohet qoftë edhe me rrahje. Ndërsa obligohet nëse tek ai paraqiten njëra nga këto shenja: dalja e spermës me epsh, dalja e qimeve rreth organit gjenital, apo arritja e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare. Ndërsa tek gjinia femërore përveç këtyre shenjave shtohet edhe paraqitja e menstruacioneve.
Argument i kësaj që përmendëm është hadithi nga Amër ibën Shuajbi ky nga babai i tij e ai nga gjyshi se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin kur i mbushin shtatë vjet ndërsa rrihni për të kur mbushin dhjetë vjet.” [1]
Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve për fetva. (fetvaja nr. 1787)
Lulzim Susuri
————————
[1] Ahmedi dhe Ebu Davudi