Pyetja:

Në rrugën e davetit shpesh po hasim në barriera, si t’i tejkalojmë ato?

***

Përgjigjja:

Fillimisht duhet ta dimë që rruga e davetit (lexo: thirrjes islame) është rrugë e vështirë, që kërkon dituri, durim, maturi e urtësi, andaj duhet lutur Allahun vazhdimisht që të na forcojë të gjithë në këtë rrugë.
Së dyti, vështirësitë dhe sprovat nuk i ndodhin vetëm besimtarëve, por ato i ndodhin edhe njerëzve jobesimtarë dhe të prishur, por mundësia e ekzpozimit të muslimanit ndaj tyre është më e madhe, me qëllimin e pastrimit të radhëve, për të vënë në provë forcën e besimit dhe për ta ngritur atë lartë në shkallë.
Medito pak rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: “Nëse ju ndieni dhembje, atëherë edhe ata (jobesimtarët) ndjejnë dhembje, por ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë.” (En-Nisa: 104).

I dërguari i Allahut ﷺ është pyetur se cilët njerëz do të sprovohen më shumë dhe është përgjigjur: “Profetët, pastaj ata që u ngjajnë më shumë atyre.” [1]

Njerëzit ndahen në disa kategori kur bëhet fjalë për përballjen me me vështirësitë. Disa prej tyre tregohen të dobët, madje e lëshojnë rrugën e të vërtetës në këmbim të jetës së mirë dhe rriskut. Disa të tjerë frikësohen edhe më tepër dhe si pasojë sulmojnë njerëzit e ditur duke i akuzuar si të paditur dhe duke gjërmuar gabimet e tyre. Disa të tjerë që qëndrojnë në krahun tjetër nuk mposhten nga furtunat dhe as nuk përkulen nga sprovat. Ata e çajnë rrugën e tyre pa marrë parasysh se çfarë i lëndon ata në rrugën e Allahut. Lëndimi atyre u duket i ëmbël dhe i marrin lehtë vështirësitë. Të tillë njerëz kanë qënë shumicë në kohën e sahabeve, qëndrimet dhe sakrificat e të cilëve kanë qëne shkak i fitorës së të vërtetës dhe mbijetësës së saj. Kurani Famëlartë e ka përmendur këtë kategori njerëzish duke thënë:
“Ka prej besimtarëve disa burra që e mbajtën premtimin që i kishin dhënë Allahut. Ata nuk u treguan të dobët dhe as nuk u përkulën. Me të vërtetë Allahu i do durimtarët.” (Ali Imran: 146)

Ekziston edhe një kategori tjetër njerëzish, të cilët herë forcohen dhe herë dobësohen. Të tillë njerëz, edhe pse ka mirësi në punët e tyre, nuk mund të mbështetesh tek ata, sepse mund ta lëshojnë thirrjen e tyre në rrugën e Allahut në kohët më të vështira. Atëherë prej cilës kategori dëshiron të jesh?

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

——————————
[1] Ahmedi dhe Buhariu