Pyetja:
Jam me mbulesë, familja e burrit po më detyrojnë të shkoj në ahengje ku janë të përziera gjinitë. Si të veprojë?
***
Përgjigjja:
Kjo është një kohë e fitneve, është kohë për të cilën Pejgamberi ﷺ ka thënë:“Islami ka ardhur i huaj dhe prapë do të të bëhet i huaj, e të lumtë ata që do të jenë të huaj në atë kohë.” [1]
Dhe ka thënë ai ﷺ: “Do të vie një kohë ku ai i cili e mban fenë do të jetë sikur të mbajë në gacë në grushtin e tij.” [2]
Me këtë deshta të them se në vend se njerëzit të kenë turp kur përzihen dy gjinitë së bashku, është fjala në ahengje, sepse padyshim njerëzit përzihen në treg, e autobus, e në rrugë. Mirëpo është ndryshe në ahengje, e në vend se të kenë gratë nga burrat e huaj dhe burrat nga gratë e huaja dhe të kenë turp e të mos pranojnë të shkojnë, burrat janë burra dhe gratë janë gra.
Gratë e kanë natyrën e tyre, traditat e tyre, mentalitetin, muhabetin e që u shkon vetëm atyre. Burrat gjithashtu kanë muhabetet dhe mentalitet e gjërat e tyre.
E tani në vend se të kenë të gjithë turp të përzihen, ata akuzojnë ata që turpërohen dhe thonë se nuk mund të prezantojnë sepse është turp sikurse rasti i motrës. Andaj unë e gjej vendin tek hadithi që përmenda “..të lumtë ata që janë të panjohur.”
Prandaj i lumtë motrës në fjalë dhe gjithë ato motra e vëllezër të tjerë që e mbajnë dininë. Motër, ti je duke vepruar drejt konform mësimeve fetare, e familja e burrit le të flasin sepse dikur do të ndalojnë. Po nëse nuk ndalojnë duhet duruar për hatër të burrit, për hatrin se janë vjehrrit e tu. Ata nuk flasin 24 orë por kur do të ketë ndonjë aheng, 2-3 ditë para tij se si duhet të shkosh patjetër dhe 3-4 ditë pas se pse nuk erdhe.
Pastaj e lënë atë punë sepse nuk kanë kohë të merren gjatë me të. Kështu që ti hesht, thuaj: “Ju e dini se pse unë nuk vi, më vjen keq po nuk mundem.”
Nuk ke nevojë ta marrësh afër zemrës, e as të sillesh vrazhdë me njerëzit. Me njerëzit duhet të sillesh butë dhe mirë, e në veçanti me të afërmit.
Allahu të forcoftë!
Dr. Shefqet Krasniqi
———————————–
[1] Muslimi dhe Ibn Maxhe prej Ebu Hurejres, poashtu Tirmidhiju dhe Ibn Maxhe prej Ibn Mes’udit, pastaj Ibn Maxhe edhe prej Enesit, poashtu edhe Taberaniju nga Selmani dhe Sehl ibn Sa’d dhe Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë.
[2] Sunen Tirmidhiu, 2260. E saktëson shejh Albani.
Comments are closed.